LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Raste si ky Drenas janë mbytur në zinxhirin e papërgjegjësisë institucionale

Kajtazi: Raste si ky Drenas janë mbytur në zinxhirin e papërgjegjësisë institucionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lirije Kajtazi për rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi ka thënë se jo vetëm ky rast, por edhe raste tjera si ky janë mbytur në zinxhirin e papërgjegjësisë institucionale.

Sipas saj, rasti si ky flet që shoqëria shumë pak është larguar nga mentaliteti totalitar.


“Nuk po ndalemi vetëm në këtë rast, po në shumë raste të cilat janë mbytur në zinxhirin  e papërgjegjësisë institucionale. Veç pretendimi për të qenë i lirë, njerëzve iu ka kushtuar shtrenjtë deri dhe me jetën. Rasti si ky, pak na flet se jemi larguar nga mentaliteti totalitar. Liria e privuar është evidente dhe në raportet e brendshme dhe të jashtme. Në Kosovë për të drejtat e njeriut është fokusuar gjithmonë kur ka pasur shkelje”, ka thënë Kajtazi.

Deputetja po ashtu theksoi se sa herë kanë adresuar çështje për raste të dhunës ndaj gruas, asnjëherë s’kanë marr ndonjë garanci nga institucionet e vendit.

Ajo u shpreh se ligji për mbrojtjen e gruas në familje ka mangësi.

“Disa herë kemi ngritur çështje në të cilat janë adresuar për gratë dhe motrat tona e asnjëherë s’kemi marr garanci. Dhe në ligjin për mbrojtjen e gruas në familje është parë që ka hallka të shkëputura”, potencoi ajo. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori