LAJMI I FUNDIT:

Kaja Shukova kundër hapjes së minierave në rajonin e Strumicës

Kaja Shukova kundër hapjes së minierave në rajonin e Strumicës

Në konferencën e djeshme për promovimin e Kadastrës Kombëtare të Ujërave Nëntokësore, ministrja e Ambientit Jetësor Каја Shukova, duke komentuar reagimet e ashpra të banorëve të Strumicës lidhur me paralajmërimet për hapjen e minierave të reja në këtë zonë, shtoi se në periudhën e kaluar Qeveria ka qenë tërësisht e fokusuar në zhvillimin e bujqësisë dhe vlerësoi se ata duhet të mbetet prioritet edhe në të ardhmen.

“Është e vërtetë që Qeveria ka marrë një vendim për bashkimin e koncesioneve. Këto dy koncesione tashmë ishin lëshuar dhe me këtë bashkim nuk kishte asnjë zgjerim të fushës së koncesionit. Unë besoj se, veçanërisht duke qenë se është rajon bujqësor, duhet të zhvillohet bujqësia. Këtë shteti e ka bërë intensivisht vitet e fundit dhe i mbështet fermerët. Ju të gjithë e dini se ne kemi zbatuar qind për qind me sukses ndihmën IPARD në vend dhe tashmë po fillojmë ciklin e tretë. Mendoj se ky duhet të jetë prioriteti ynë. Ky është qëndrimi im personal”, deklaroi ajo.


Ministrja e Ekologjisë Shukova, ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në protestën e nesërme për t’i dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

“Kur të flasim për këtë proces, unë do të bashkohem, nesër do të jem në Strumicë. Dua të dëgjoj qytetarët. Ne duam të jemi pjesë e këtij procesi. Qeveria, në koordinim me kryeministrin dhe ministrat e tjerë, do të rishqyrtojë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve, megjithëse, po e them sërish, se në parim kjo nuk do të thotë rritje e vëllimit të koncesionit, thjesht do të thotë shkrirje administrative e dy koncesioneve. Mendoj se jemi një vend i vogël, mendoj se bujqësia duhet të jetë realisht prioriteti ynë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur lejojmë shfrytëzimin e një industrie, një industri shumë ndotëse”, nënvizoi ministrja.

Ministrja e Ekologjisë, e pyetur për reagimet për studimet mjedisore që nuk bëhen publike, pasi janë sekrete, Shukova tha se në ministri nuk është marrë asnjë kërkesë për nisjen e procedurës për vlerësimin e ndikimit të minierave në mjedis.

“Nëse arrijmë në atë fazë, ajo që mund t’ju them është se do ta konsiderojmë shumë seriozisht studimin varësisht se çfarë procesi do të ofrohet për shfrytëzimin eventual të xehes në atë rajon. Atë që kemi bërë tashmë, ndërkohë jemi konsultuar edhe me profesorët që punojnë në këtë problem, në parim për të pasur njohuri.

“Është një industri e rëndë ndotëse dhe mendoj se ne të gjithë, përfshirë edhe Qeverinë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë proces”, tha në fund Shukova./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori