Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga karantinimi, pas masave drastike të marra për të kufizuar përhapjen e infeksionit të COVID-19.
Në javën e dytë të marsit ato u detyruan të mbyllen me shpejtësi. Në vend ka rreth 18 mijë bare e restorante, ku 82 për qind e të cilave janë bar-kafe, sipas Institutit të Statistikave, me mbi 50 mijë të punësuar ose rreth 10 për qind të të punësuarve në sektorin privat në total.
Të dhënat e para të INSTAT, bëjnë të ditur se pasojat ishin të mëdha dhe baret dhe restorantet rezultojnë më të goditurat sa i takon efektit në punësim.
Për tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7 për qind dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6 për qind, duke shënuar performancën më të keqe nga të gjithë sektorët e shërbimeve sa i takon punësimit.
Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbimeve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurinë e dy muajve të parë të vitit, por duket se baret e restorantet morën goditje më të shpejtë dhe më të fortë. Edhe indeksi i shitjeve të këtij aktiviteti ishte negativ, ndonëse në nivele të ulëta, për shkak të amortizimit të dy muajve të parë të vitit.
Edhe pse baret e restorantet tashmë janë hapur, pas dy muaj mbylljeje, ecuria nuk duket shumë pozitive. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sidomos për restorantet.
Ndërsa klubet e natës, që kishin dhe konsumin më të lartë, vijojnë të jenë të mbyllura.
“Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biznese do të falimentojnë. Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmbajtje. Ne si shoqatë parashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krizës dhe sjelljes sonë ndryshe”, pohon Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve.
Në raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fundit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bareve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.
Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top pesë vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Ku, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë