LAJMI I FUNDIT:

Kafeja për qytetarët e RMV-së është shtrenjtuar për 18.3 përqind

Kafeja për qytetarët e RMV-së është shtrenjtuar për 18.3 përqind

Një filxhan kafe, rutina e përditshme me të cilën shumica e nisin ditën, qytetarëve të Maqedonisë u kushton 18.3 për qind më shumë se një vit më parë. Qytetarët e BE-së, nga ana tjetër, pinë kafe më shtrenjtë për 16,9 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat-it për muajin gusht të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për ata që e pinë kafenë me qumësht ose sheqer, ky ritual i mëngjesit mund të jetë edhe më i shtrenjtë dhe të bëhet luks, pasi çmimet e këtyre artikujve janë rritur edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Çmimi i qumështit të freskët në Maqedoninë e Veriut është rritur për 29 për qind, ndërsa ai i sheqerit për 58 për qind.


Në vendet e BE-së, qumështi u rrit mesatarisht për 24,3 për qind, ndërsa sheqeri për 33,4 për qind, më së shumti në Poloni për 109,2 për qind. Sipas të dhënave të Eurostat-it, çmimet e kafesë, qumështit dhe sheqerit janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç në Maltë.

Kafeja më shumë është shtrenjtuar në Finlandë (43,6%), në Lituani (39,9%) dhe në Suedi (36,7%). Qumështi në Lituani (58,2%), në Kroaci (41,2%) dhe në Estoni (38,9%). Sheqeri, nga ana tjetër, është bërë më i shtrenjtë vitin e kaluar në Poloni (109.2%), në Estoni (81,2%) Letoni (58,3%) dhe Bullgari (44,9%).

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori