Jeni duke debatuar për filxhanin e dytë të kafesë? Ose ndoshta të tretin? Tani shkencëtarët thonë që mund t’i pini me një ndërgjegje më të lehtësuar.

Një studim në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar që pirja e kafesë në sasi të mëdha nuk duket që rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, pavarësisht shqetësimeve të mëparshme.

Befasuese: Dr. Chen ka zbuluar që njerëzit të cilët pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishin më shumë gjasa për të pasur hipertension se ata që pinin krejt pak.

Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ka qenë i lidhur me sëmundjet e zemrës, sulmet në tru dhe probabilitetin e një jete më të shkurtër dhe disa shkencëtarë kanë sugjeruar që kafeja mund të shkaktojë këto probleme.

Por, sipas raportit në “The American Journal of Clinical Nutrition” që ka grumbulluar të dhënat nga gjashtë studime të mëhershme, duke mbuluar 170,000 njerëz, kjo nuk duhet të jetë rasti.

Studimet kanë vrojtuar pjesëmarrësit për të zbuluar sa filxhanë kafeje pinin ata çdo ditë, prej më pak se një e deri më shumë se pesë, pastaj i kanë përcjellë deri në 33 vjet.

Vetëm më shumë se një në pesë eventualisht ka zhvilluar tensionin e lartë të gjakut, me mundësinë e të qenit i diagnostikuar me gjendjen jo më të ndryshme se për njerëzit që thoshin se kanë pirë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë dhe ata që pinin krejt pak.

“Unë nuk mendoj për kafenë si një faktor të rrezikshëm për tensionin e lartë të gjakut,” tha Lawrence Krakoff, i cili studion tensionin e lartë të gjakut në Mount Sinai Medical Center në New York. Por, nëse njerëzit pinë 12 filxhanë kafe në ditë dhe nuk flenë, atëherë supozoj që është një çështje e rëndësishme.”

Marrëdhënia në mes pirjes së kafesë dhe tensionit të gjakut është e komplikuar nga mundësia që nuk funksionon në të njëjtën mënyrë për çdokënd,” tha dr. Chen.

“Njerëzit me prapavijë të ndryshme gjenetike mund të reagojnë ndryshe ndaj kafesë,” tha dr. Chen. “Për disa njerëz ndoshta është e sigurt të pinë shumë kafe, por jo edhe për disa të tjerë.” /Telegrafi/