LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Kadriu: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu në një prononcim për Telegrafi, ka thënë se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme.

Kadriu po ashtu tha se nga raportimet nga terreni nuk është evidentuar ndonjë aksident.


“Nga dje reshjet në Republikën e Kosovës janë intensifikuar, sidomos gjatë natës. I gjithë kabineti është në terren, ndërsa që nga ora 22:00 e mbrëmjes të së dielës jemi duke u kujdesur që t’i pastrojmë të gjitha rrugët me 16 kompani duke përfshirë dhe autostradën ‘Ibrahim Rugova’, duke iu hedhur kripë. Kështu të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme. Gjithashtu dhe autostrada ‘Arbën Xhaferi’ është në gjendje të mirë”, tha Kadriu për Telegrafi.

“Në raportimet tona që i kemi pasur nga terreni, deri më tani ne nuk kemi pasur asnjë raportim për ndonjë aksident, i cili vlen të theksohet dhe të gjitha raportet i kemi marr nga të gjithë menaxherët rajonal brenda Kosovës”, shtoi ai.

Kadriu iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion dhe kërkoi nga ata që të dalin me pajisje dimërore.

“Lus qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, ngase temperaturat janë të ulëta, ku në këto kushte të ftohta edhe kripa e ka të vështirë ta kryej punën e vetë, prandaj kërkojë që nga të gjithë ngasësit të dalin me pajisje dimërore”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori