LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Hetimi ndërkombëtar mund t’a zbardh të vërtetën për ”Grupin e Kumanovës” (Video)

Kadriu: Hetimi ndërkombëtar mund t’a zbardh të vërtetën për ”Grupin e Kumanovës” (Video)

Për rastin e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë nuk mund të kërkohet gjykim ndërkombëtar, por mund të kërkohet hetim dhe ekspertizë ndërkombëtare, thotë eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu, i cili për Televizionin Shenja sqaron gjithë procedurën që duhet ndjekur në këtë rast. Por, kjo ekspertizë thotë ai është shumë e rëndësishme pasi do të ndikojë në zbardhjen e argumenteve që mund t’i ndryshojnë krejtësisht kahjen procesit gjyqsor.

“Kjo çështje duhet të zbardhet në mënyrë që një ekspertizë e tillë duhet të sigurohet, por vetëm si ekspertizë dhe jo si gjykim. Edhe për këtë rast, për këtë vepër gjithmonë do të jenë kompetent gjykatat e vendit. Kushtetuta është e qartë, nuk mund të ketë gjykim nga pjesëtarë të gjykatave të shteteve tjera. Vetëm në fazën hetimore mund të ketë një lloj ndërmjetësimi në kuptimin e ndriçimit në bazë profesionale të rastit” thotë Osman Kadriu, ekspert.


Por, sipas Kadriut hapi i parë për të mundësuar një hetim ndërkombëtar është që palët të ankohen në Gjykatën e Apelit dhe kjo ajo të mer vendim për të kthyer gjithë rastin për rigjykim në shkallën e parë.

“Kur të kthehet lënda prapë në shkallën e parë konsiderohet sikur fare mos të ketë vendim nga gjykata. Gjykimi fillon në tërësi dhe në atë gjykim, në atë fazë mund të kërkohet edhe ekspertizë e jashtme duke menduar se do të kemi një lloj ekspertize e cila do të jetë e pavarur, autonome, objektive dhe jo të jetë e anshme dhe subjective si që ka ndodh në këtë procedure”

Kërkesën për hetim apo ekspertizë ndërkombëtare mund ta bëjnë të gjitha palët, thotë profesori universitar Osman Kadriu. Ai thotë se këtë ekspertizë përveç avokatëve mund ta kërkojnë edhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Tash se forma si do të kërkohet ajo është e rregulluar edhe me ligjet e pushtetit gjyqësor. Aty me siguri se do të përfshihet në rend të parë ministria e jurispodencës në bashkëpunim me ministrnë e jashtme, ashtu që ana formale do të plotësohet me kërkesa konkrete. Aty fare nuk është problem se cila formë e kërkesës dhe në çfarë forme kërkesa do të ushtrohet, kush do ta ushtrojë dhe kujt organi do t’i kërkohet, ajo fare nuk është e kontestueshme”

Eksperti Osman Kadriu thotë se Gjykata e Apelit gjatë marjes së vendimit për riprocesim të rastit mund të vendos edhe për ndryshimin e trupit gjykues në shkallën e parë dhe zgjedhjen e gjykatësve të ri. Nëse këtë nuk e bën Gjykata e Apelit, atëherë të njëjtën thotë ai mund ta kërkojnë avokatët, porn ë këtë rast do të duhet të vendos kryetari i Gjykatës Penale të shkallës së parë. /Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori