LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli viziton familjen e heroit Edmond Hoxha

Kadri Veseli viziton familjen e heroit Edmond Hoxha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka harruar familjet e heronjve të luftës së UÇK-së as në festat e fundvitit.

Në prag të ndërrimit të vitit, ai bashkë me bashkëshorten e tij, Violeten, kanë vizituar familjen e heroit Edmond Hoxha.


Në një postim në Facebook, Veseli shkruan se respekti për dëshmorët dhe familjet e tyre duhet të jetë i përhershëm.

“Bashkë me Violeten ishim për vizitë në familjen e heroit Edmond Hoxha, ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënën Nurije. Edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/