LAJMI I FUNDIT:

Kadare rikthehet në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër (Video)

Kadare rikthehet në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër (Video)

Ismail Kadare u rikthye në Gjirokastër, në shtëpinë ku lindi 80 vite më parë. Tashmë e kthyer në shtëpi muze, Kadareja dhe bashkëshortja e tij Helena, pritën miqtë, akademikë, studiues dhe përkthyes të veprës së tij në botë.

Ata shprehën mirënjohjen për autorin, duke vënë theksin në ndikimin që Gjirokastra pati në formimin e tij letrar.


Eric Faye, përkthyes i Kadaresë në gjuhën frënge, tha: “Përfitoj nga rasti të them se Gjirokastra ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual të Kadaresë. Mendoj se nëse shkrimtari do të kishte lindur në një qytet tjetër të Shqipërisë, vepra e tij do të ishte krejt ndryshe nga kjo që është. Ky qytet i ka dhënë shumë imagjinatës së shkrimtarit”, shkruan Top Channel.

Ndërsa Peter Morgan, profesor në Universitetin e Sidneit (Australi), u shpreh: “Librin “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë nisa t’ua mësoja studentëve në vitet ’90 për t’i prezantuar me kulturën shqiptare dhe atë ballkanase. Ajo që kuptova menjëherë ishte se tekstet e tij janë të mrekullueshme. Ato u flasin direkt studentëve edhe në anën tjetër të botës. Në kohën kur letërsia po luan rol të rëndësishëm, është thelbësore që Kadareja të vijojë të përkthehet e të shpërndahet në botë.”

Shtëpia e restauruar e njeriut të letrave

Klan Kosova së fundmi ka realizuar një storie në shtëpinë ku lindi, jetoi dhe veproi kolosi i letrave, Kadare.

Mësoni më shumë rreth restaurimit të shtëpisë së këtij shkrimtari, shtëpi e cila fatkeqësisht u dogj në vitin 1999, por që me shumë mund pamja e saj iu është kthyer origjinales.

Kjo shtëpi sot është kthyer në një muze ku ju mund ta përjetoni vendin e lindjes së shkrimtarit Kadare.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori