LAJMI I FUNDIT:

Kadare nominohet sërish për Nobel

Kadare nominohet sërish për Nobel

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa më pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomohet për Mësuesi. Më pas, studioi në Moskë për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Detyrohet t’i braktisë studimet, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises”. Më 1990, Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris.

Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri. Veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës.

Kadare ka fituar shumë çmime prestigjioze letrare, ndërsa është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Për çmimin e fundit është nominuar sërish, edhe në këtë përvjetor, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.