LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi, së shpejti në Vetëvendosje?

Kadaj-Bujupi, së shpejti në Vetëvendosje?

Pas dorëheqjes së papritur të Donika Kadaj-Bujupit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku dha kontributin e saj për 13 vjet rresht, deputetja dhe ish-shefja e GP të partisë së Ramush Haradinajt, së shpejti do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje për të vazhduar aktivitetin e saj politik.

Burime të KosovaPressit konfirmojnë se ajo së shpejti do ta zyrtarizojë kalimin e saj në Vetëvendosje.


“Kur do ta bëj këtë, është çështje kohe, mirëpo kalimi i saj do të ndodhë”, thotë ky burim.

E pyetur nga KosovaPress, Kadaj-Bujupi refuzoi të jap një përgjigje të qartë rreth kalimit të saj në Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka asgjë për të shtuar përtej deklaratave të saj dhënë ditëve të fundit.

Ndërsa, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, duke mos e mohuar apo konfirmuar informacionin, i tha KosovaPressit se një gjë të tillë nuk mund ta komentojë.

“Nuk mundemi ta komentojmë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.