LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi thotë se është e gatshme të shkojë në burg nëse nuk korrigjohet demarkacioni me Malin e Zi

Kadaj-Bujupi thotë se është e gatshme të shkojë në burg nëse nuk korrigjohet demarkacioni me Malin e Zi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer temës së demarkacionit duke shpresuar se Kosova do ta kthejë tokën me korrektim të marrëveshjes.

Kadaj-Bujupi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka bërë një zotim publik në raport me demarkacionin.

“Nëse nuk korrigjohet demarkacioni unë publikisht do të kërkojë që të gjithë ne që e kemi votuar demarkacionin të ndëshkohemi dhe ndiqemi penalisht për falje eventuale të tokës në Çakorr e Zhleb”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së thotë se personalisht do të merr përgjegjësi morale e politike nëse nuk korrigjohet demarkacioni.

“Unë besoj se do të korrigjohet pasi ka vullnet nga të dyja palët për një gjë të tillë”.

Kadaj-Bujupi thotë se është e gatshme të shkojë në burg nëse konstatohet se është bërë lëshim me rastin e demarkacionit.

Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

“Në momentin që konfirmohet se nuk ka korrigjim dhe Kosova humb territor kjo është vepër penale. Nëse ne kemi bërë vepër penale duke shkelur sovranitetin e shtetit shkojmë në burg…Mendoj se nuk duhet të falim asnjë metër tokë me demarkacionin”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori