LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mohuar se ka pasur ambicie për poste ministrore.

Kadaj-Bujupi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht votës ndryshe nga partia do të vazhdojë të qëndrojë në AAK.

Ajo thotë se megjithatë mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem.

Deputetja e AAK-së thotë se nuk ka pasur ambicie për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe sipas saj duhet guxim i jashtëzakonshëm të bëhesh pjesë e ekzekutivit në këto kohë të vështira për Kosovën.

“Nuk kam dashur e as nuk më kanë lutur të jem pjesë e kabinetit qeveritarë. Më është bërë qejfi që është emëruar ministre Meliza Haradinaj pasi partia ka pasur mungesë të grave në qeverisje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kadaj Bujupi ka shprehur edhe qëndrimet e saj se çfarë qeverie i duhej Kosovës në këtë kohë.

“Palët është dashur të tejkalojnë vetën dhe të formojnë një qeveri të spektrit të gjerë e sidomos kur kemi të bëjmë me përballjen me Serbinë…Alternativa do të ishte që të kemi një qeveri me bazë të gjerë të spektrit shqiptarë e të mos jetë e varur nga Lista Serbe”.

Kadaj-Bujupi thotë se kalimi i saj i dikurshëm në Vetëvendosje ishte gabim pasi sipas saj kjo parti u largua nga parimet e veta.

Kadaj-Bujupi: Edhe brenda partisë nuk e kam miratuar koalicionin me LDK-në, ne kishim përshendetur gjuajtjen me vezë ndaj Avdullah Hotit
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi: Edhe brenda partisë nuk e kam miratuar koalicionin me LDK-në, ne kishim përshendetur gjuajtjen me vezë ndaj Avdullah Hotit

Deputetja e AAK-së ka thënë se Presidenti nëse ka lobuar te deputeti Haxhi Shala ka bërë shkelje kushtetuese.

“Haradinaj është kryetar i partisë dhe ai ka të drejt të lobojë për një qeveri ku do të bëjë pjesë por kjo nuk është e njëjtë edhe me Presidentin”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori