LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Edhe brenda partisë nuk e kam miratuar koalicionin me LDK-në, ne kishim përshendetur gjuajtjen me vezë ndaj Avdullah Hotit

Kadaj-Bujupi: Edhe brenda partisë nuk e kam miratuar koalicionin me LDK-në, ne kishim përshendetur gjuajtjen me vezë ndaj Avdullah Hotit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka folur për abstenimin e saj ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Kadaj-Bujupi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e drejtë e deputetëve se si do të votojnë në Kuvend.


Ajo ka thënë se kundër qeverisë së Avdullah Hotit kanë votuar edhe vet deputetët e LDK-së.

“Unë nuk kam votuar pro koalicionit me LDK-në edhe brenda partisë para se të arrihej marrëveshja e koalicionit LDK-AAK. Pra qëndrimi im ka qenë konsistent që nga fillimi pasi zoti Hoti është në kundërshtim me bindjet e mia politike”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së thotë se nga kjo parti është përshëndetur edhe gjuajta me vezë ndaj zotit Hoti dy muaj më parë për shkak të pozicionit të tij ndaj taksës dhe reciprocitetit.

“Zoti Hoti në ditën e dytë të punës e dëshmoi që taksa nuk vjen në shprehje por largoi edhe reciprocitetin. Nuk kam asgjë personale me të, por zoti Hoti nuk është personi i duhur në detyrën e kryeministrit”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori