LAJMI I FUNDIT:

Ka tri dhoma gjumi, shtëpia shitet për vetëm një euro – mjafton të futeni brenda dhe ta kuptoni pse e ka një çmim të tillë

Ka tri dhoma gjumi, shtëpia shitet për vetëm një euro – mjafton të futeni brenda dhe ta kuptoni pse e ka një çmim të tillë

Një shtëpi është në shitje për vetëm 1 euro në qytetin e dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar, por e cila fsheh diçka të tmerrshme brenda saj.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shtëpia me tre dhoma gjumi në Acocks Green, Birmingham, “krenohet” me një verandë origjinale, gardh të shkurtuar dhe dyer të pikturuara.


Por kjo nuk është një shtëpi ashtu siç do të donte një blerës potencial, pasi një vështrim përmes vrimës kyçe tregon se pse është në treg për një çmimi të tillë.

Një grumbull rrënojash, një tualet i thyer dhe kuzhinë e shkatërruar do të thotë se çdo blerës i mundshëm do të ketë punë të madhe për ta bërë atë të banueshme.

E ashtuquajtura “shtëpia e tmerrshme” ajo është në ankand për 1 euro nga SDL Auctions.

Në katin e parë, prona ka një korridor dhe kuzhinë dhe dy dhoma pritjeje, me vendin për zjarr të viteve 1930.

Salla e përparme ka një dritare të madhe, ndërsa dhoma e prapme e pritjes ka dritare franceze që çojnë në kopsht.

Sipër shkallëve ka tre dhoma gjumi dhe një banjo.

Jashtë ka një oborr të vogël në pjesën e përparme dhe një kopsht të pasmë me madhësi të mirë.

Bëhet fjalë për një shtëpi e cila gjendet në një rrugë me dyqane dhe lidhje të afërt me një stacion hekurudhor – dhe është vetëm gjashtë milje nga qendra e Birminghamit – rrugë ku çmimi mesatar i një shtëpie arrin deri në 200,000 funte. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori