LAJMI I FUNDIT:

Ka një lidhje mes paracetamolit dhe autizmit. Ja çfarë duhet të dinë gratë shtatzëna

Ka një lidhje mes paracetamolit dhe autizmit. Ja çfarë duhet të dinë gratë shtatzëna
Pregnant woman holding medicine. Nine month. Third trimester

Një studim i ri ka gjetur lidhje mes paracetamolit dhe autizmit. Sipas studiuesve, nënat që marrin paracetamol gjatë shtatzënisë rrezikojnë të sjellin në jetë fëmije me çrregullime të spektrit autik.

Studimi nxori se djemtë, nënat e të cilave kishin përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë, ishin dy herë më të rrezikuar për të zhvilluar çrregullime të spektrit autik.

Mjekët këshillojnë që paracetamoli të merret vetëm nëse nëna shtatzënë ka vërtet nevojë dhe në sasi të vogla. Por studimi i kryer në Spanjë nxori në pah rrezikun e ekspozimit të gjatë të fetusit ndaj këtij medikamenti.


Autizmi është çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet në fëmijërinë e hershme.

Çrregullimi karakterizohet me pengesa në planin verbal (në të folur), komunikim të dobët, mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore.

Simptomatike është kur fëmija nuk reagon në ngacmime nga jashtë, prindërve mund t’iu duket sikur fëmija nuk dëgjon apo shijon. Shikimin e ka të zbrazët dhe dëgjon, mirëpo është indiferent ndaj zërave. Nuk u buzëqesh anëtarëve të familjes, mirëpo qeshet me vetveten.

Autistët shpesh përshkruhen si persona të cilët janë në botën e vet.

Shkaktari ende mbetet i panjohur!

landscape-1445912976-g-487684463

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori