LAJMI I FUNDIT:

Ka nisur formimi i ekipit të Kosovës U-15 për vajza, përfundon faza e parë e seleksionimit

Ka nisur formimi i ekipit të Kosovës U-15 për vajza, përfundon faza e parë e seleksionimit
(Foto: ffk-kosova.com)

Në kuadër të strategjisë së re dhe masovizimit të futbollit, një nga prioritetet e FFK-së është edhe formimi i ekipit të Kosovës U-15 për vajza.

Për këtë qëllim gjatë dy ditëve të fundit në Kampin Nacional në Hajvali ka filluar seleksionimi i lojtareve të kësaj grupmoshe, të cilat në të ardhmen do të kenë mundësi ta veshim fanellën dardane dhe ta përfaqësojnë Kosovën për herë të parë në turnetë ndërkombëtare edhe në këtë grupmoshë.


Në grumbullimin dyditor morën pjesë mbi 60 futbolliste të ftuara nga të gjitha ekipet në Kosovë, derisa me këto vajza punuan stafi i trajnereve në përbërje: Sanije Krasniqi, Albina Rrahmani, Xhemile Berisha, Blerta Kaçiu, Tina Kallaba dhe Diellza Musa (trajnere portiereve), teksa nga afër tërë procesin e seleksionimit e ndoqi anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi.

Fillimisht është bërë përzgjedhja e listës së gjerë prej 30 lojtareve, derisa më pas kjo listë do të ngushtohet në 20 lojtare, të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën U-15 në turneun zhvillimor të UEFA-s, që do të mbahet në Shkup, prej 16 deri më 22 tetor.

Krijimi i skuadrës U-15 u jep mundësi talenteve që qysh në këtë fazë të jenë pjesë e ekipeve zinxhirë të kombëtares, njëherësh krijon lidhshmëri të gjeneratave dhe u jep trajnerëve më shumë alternativa në të ardhmen për ekipet e grupmoshave nën 17-vjeç dhe nën 19-vjeç.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori