LAJMI I FUNDIT:

A ka mangësi ligji për ‘pëshpëritësit’? (Video)

A ka mangësi ligji për ‘pëshpëritësit’? (Video)

Ligji për mbrojtje të treguesve të korrupsionit, e cila është në fuqi që nga 18 mars, mundëson mbrojtje të tërësishme të identitetit të ‘pëshpëritësve’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Por, sipas Sllagjana Taseva nga ‘Transparencë Internacionale’, roli i institucioneve të cilët duhet të sigurojnë mbrojtje të këtyre personave nuk është deri në fund i definuar.


Nga ana tjetër, përsëri, përfaqësuesi nga kabineti i Avokatit të Popullit i ka theksuar vërejtjet në Ligj, të cilët, siç tha, mund t’ua ndryshojmë mendimin pëshpëritësve potencial.

Ndryshe, ”pëshpëritësit” janë persona të cilët duhet të punësohen nga secila kompani që ka më së paku 10 punëtorë. Detyra e tyre është që të raportojnë në organet përkatëse shtetërore çdo ankesë të punëtorëve të kompanisë ku punojnë. Nëse kompania nuk e ka të punësuar një ”pëshpëritës” atëherë rrezikon dënim deri 6000 euro. /Telegrafi/