LAJMI I FUNDIT:

A ka lidhje mes grupit të gjakut dhe rrezikut për t’u infektuar me COVID-19? Flasin ekspertët

A ka lidhje mes grupit të gjakut dhe rrezikut për t’u infektuar me COVID-19? Flasin ekspertët

Që prej fillimit të pandemisë, ka patur një interes gjithnjë e në rritje për të kuptuar nëse grupi i gjakut ka lidhje me infektimin me coronavirus dhe sa i rrezikshëm mund të jetë infeksioni te njerëzit në varësi të grupit të gjakut

Ja çfarë dihet deri tani.


Çfarë është thënë më parë: Në mars, studiuesit kinezë analizuan grupet e gjakut në 2,173 individë të infektuar në Wuhan dhe Shenzhen dhe vunë re se pacientët me grup gjaku A përbënin një numër më të madh të të infektuarve.

Një studim tjetër në Columbia University arriti në përfundime të ngjashme: Individët me grupin A të gjakut përbënin 34% të të infektuarve, ndërsa ata me grupin O ose AB ishin më të paktë. Asnjë nga studimet nuk u vlerësua nga kolegët.

Çfarë ka ngjallur dyshim: Një studim i New England Journal of Medicine më 17 qershor analizoi të dhënat gjenetike të 1,600 pacientëve të shtruar me COVID-19 në spitalet e Italisë dhe Spanjës.

Ata i krahasuan gjenet me varianet e njerëzve të painfektuar dhe vunë re se njerëzit me grupin e gjakut A kishin më shumë rrezik për t’u infektuar, ndërsa ata me grupin O kishin më pak.

Arsyet e panjohura: Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse grupi i gjakut ndikon te infektimi ose rrezikshmëria e COVID-19.

Disa sugjerojnë që mund të kenë lidhje proteinat e grupeve A dhe B dhe reagimi i sistemit imunitar të këtyre njerëzve për të prodhuar antitrupa është më i ngadaltë.

Skepticizmi: Metodologjia e studimeve ka të meta. Për shembull, disa studime morën për bazë njerëzit që dhurojnë gjak, kur rrjedhimisht është e gabuar pasi ka më shumë të ngjarë që të ketë njerëz me grupin (O-) që dhurojnë gjak sepse është një grup dhurues universal.

Pavarësisht se studimet vazhdojnë ende, ekspertët në përgjithësi janë të mendimit se çfarë ndikon vërtet te rreziku ndaj COVID-19 është mosha dhe sëmundjet kronike. Individët me grup gjaku 0 nuk janë imunë ndaj simptomave të rënda.

Burimet: MIT Technology Review, New York Times, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori