LAJMI I FUNDIT:

“Ka klimë politike për legalizimin e emrave të rinj të shkollave”

“Ka klimë politike për legalizimin e emrave të rinj të shkollave”

“Ekziston klimë politike për legalizimin e emrave të rinj të shkollave në Dibër. Si në nivel qendror, po ashtu edhe lokal, pritet që shumë shpejt të mundësohet legalizimi i emrave të rinj të shkollave të mesme në Dibër”.

Kështu deklaroi për Makfaks, drejtori i gjimnazit në Dibër, Ramadan Imeri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshimet e emrave të gjimnazit nga “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori” është kryer në pajtim me rregullat ligjore dhe janë respektuar vendimet e duhura si në Këshillin e Shkollës, po ashtu edhe në Këshillin e Komunës së Dibrës”, tha Imeri.

Ai shtoi se në pajtim me gjitha procedurat janë ndryshuar edhe emri i shkollës “Bratsvo Edinstvo” në “Penestija”.

“Besojmë se problemi me emrat e shkollave në Dibër, por edhe në qytetet tjera të Maqedonisë do të tejkalohet”, tha Imeri./Telegrafi/