LAJMI I FUNDIT:

Ka coronavirusin, ndërkaq në test ka dalë negativ: Si është e mundshme që pacienti i sëmurë të mos ketë testin pozitiv PCR?

Ka coronavirusin, ndërkaq në test ka dalë negativ: Si është e mundshme që pacienti i sëmurë të mos ketë testin pozitiv PCR?

Testi i coronavirusit nuk jep rezultat negativ, ndërsa me atë rast ju, megjithatë, jeni të infektuar? Ekspertët thonë që mund të ndodhë kjo, gjë që e shpjegojnë në këtë mënyrë

Testet kanë kufizimet e veta. Nëse flasim për testin PCR, ai është test shumë i saktë, i cili zbulon se a është i pranishëm virusi.


Në mostër mund të ndodhë që virusi të jetë në mushkëri dhe të shkaktojë probleme të rënda, që ekziston nevoja për respirator, por që në atë moment është zhdukur nga fyti nga është marrë mostra dhe prandaj del rezultati negativ.

Esenca është kjo: nëse pasqyra klinike është e qartë, testi përsëritet, shkruan The New York Times, përcjell  Telegrafi.

Testi mund të japë rezultat të gabueshëm nëse nuk bëhet drejt apo në rastin kur grimcat e virusit kalojnë në mushkëri nga fyti prej nga merret mostra. Pastaj ndiqet pasqyra klinike dhe në harmoni me të caktohet diagnoza e mëtutjeshme.

Rezultati i rremë negativ mund të merret edhe me rastin e përfundimit të infeksionit: Nga i njëjti shkak sikur për marrjen e mostrës, andaj testi do të jetë i rremë negativ.

Ndodh që të arrihet deri te shpërthimi i ri i sasisë së virusit i cili sërish mund të shumohet.

Ka raste që dikush është shëruar nga virusi në pranverë dhe sërish është sëmurë. Nuk e dimë a është infeksion i ri, por është e mundshme.

Është me rëndësi që sa shpesh ndodh, shumica e njerëzve kanë imunitet andaj kjo shfaqet në mënyrë sporadike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori