Juventusi i vihet pas De Geas

David de Gea mund ta lë Ligën Premier dhe të transferohet në Serie A.
Portieri spanjoll mund ta bëj një lëvizje befasueses në afatin kalimtar veror, duke u transferuar në kampionatin italian.
Sipas The Sun, kampioni i Italisë, Juventus, janë të vendosur të bëjnë një ofertë më konsiderueshme për portierin e ‘Djajve’, nëse ata humbasin Gianluigi Donnarumma, përcjell Telegrafi.
Bianconerët e shohin adoleshentin e Milanit Donnarumma si pasardhës natyral për veteranin e tyre, Gianluigi Buffon, por skuadra nga San Siro nuk janë të gatshëm për të shitur atë.
Kjo e ka çuar Juven në kërkim të alternativave tjera, me De Gean që gjendet në krye të listës së dëshirave të tyre nëse ata nuk arrijnë objektivin e tyre numër 1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































