Juventusi: Vidal nuk është në shitje

Vidal ka kohë që po lidhet me një kalim te Manchester United, por si duket atij këto plane do t'i prishen.
“Eshtë shumë e thjesht. Vidal rinovoi kontratën sezonin e kaluar dhe ka pasur dëshirë të përbashkët për të vazhduar”.
“Nuk ka arsye për të që të largohet. Dje ai ka dhënë një intervistë në mënyrë të nxituar”.
“Unë mund të konfirmoj se ai është i lumtur me ne dhe që të jetë me ne. Nuk ka arsye për alarm. Ai ka pasur probleme me gjurin dhe është nxituar për ta rikuperuar pas Botërorit. Kështu që kjo do të merr kohë”.
“Askush nuk mund të dyshojë në cilësinë e një lojtari, e as sa fortë i lidhur me Juventusin mund të jetë ai”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































