Juventusi po përgatitet të rishikojë situatën e Ronald Araujos duke bërë një ofertë për lojtarin, sipas Diario Sport.

Klubi italian po planifikon të bëjë një ofertë prej 25-30 milionë eurosh për mbrojtësin uruguaian.


Trajneri i ri i Juventusit, Igor Tudor, është adhurues Araujos, pasi e sheh atë si një lojtar që mund ta ngrejë mbrojtjen e tij në nivele të reja.

Araujo nënshkroi një kontratë të re me Barcën në janar, por vazhdon të jetë një zëvendësues nën drejtimin e Hansi Flick, pasi Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez janë të preferuarit.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka treguar përkushtimin e tij ndaj Barcelonës dhe ndoshta do të donte të qëndronte, por Barca mund të ketë nevojë për para dhe hapësirë ​​për paga për të regjistruar lojtarë si Nico Williams. /Telegrafi/

telegrafi sport app