LAJMI I FUNDIT:

Juventusi refuzoi ofertat e dy gjigantëve anglezë dhe tri klubeve tjera evropiane për Yildiz

Juventusi refuzoi ofertat e dy gjigantëve anglezë dhe tri klubeve tjera evropiane për Yildiz

Juventusi hodhi poshtë ofertat nga disa prej klubeve më prestigjioze të Evropës për Kenan Yildizin përpara se ai t’i jepte të ardhmen e tij afatgjatë bardhezinjve me një zgjatje të re, afatgjatë të kontratës gjatë verës.

Sipas raporteve nga Corriere dello Sport, Manchester Unitedi ishte një nga disa klubet e refuzuara, që kishte një qasje për Yildiz gjatë verës.

Raportet e fundit pohojnë se Chelsea, Borussia Dortmund dhe Fenerbahce gjithashtu dëgjuan mundësinë e një lëvizjeje për Yildiz para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por gjithashtu u refuzuan nga Bianconerët.


Skuadra e Ligës Premier, Aston Villa, u përmend gjithashtu nga Corriere dello Sport si një nga klubet e interesuara për të lidhur një marrëveshje për 19-vjeçarin.

Yildiz konsiderohet të jetë e ardhmja e projektit të Juventusit nën drejtimin e Thiago Mottas. Klubi vendosi të trefishonte pagën e tij gjatë verës dhe gjithashtu i dorëzoi fanellën ikonë nr.10, të veshur më parë nga idhulli i tij Alessandro Del Piero.

Ai tani po fiton një pagë bazë të raportuar prej rreth 1 milion euro në sezon, pa përfshirë bonuset dhe është kontraktuar me Juventusin deri në verën e vitit 2029.

Turku është aq qendror në projektin e Juventusit saqë klubi nuk e ka konsideruar as një çmim të kërkuar, pasi nuk ka asnjë shans që ai të shitet në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori