Barazimi me Frosiononen në minutat e fundit të takimit, ka prishur humorin në kampin Juventin, duke ngritur dyshime dhe mbi të ardhmen e trajnerit Masimiliano Allegri, i cili përball të kaltërve duket se do të këtë një sfidë përtej tre pikëve. Allegri u pyet në lidhje me gjëndjen që po kalon ekipi si dhe për mbrojtjen e cila këtë sezon të paktën në këto javë të para ka treguar se po pëson shumë gola.

“Sigurisht që duhet të mbrojmë më mirë, duhet të evitojmë gabimet. Nuk mund të krahasohemi me Juventusin e viti të kaluar jemi një skuadër e re, kemi marrë shumë lojtar të rinj dhe për fatin tonë të keq lojtarët me eksperiencë i kemi të dëmtuar. Përball Napolit nuk do të jetë e lehtë, ata kanë lojtarë të jashtzakonshëm sic është Higuan. Mertens Gabiadini apo edhe shumë të tjerë. Unë mendoj se kemi një krizë rezultatesh dhe jo loje. Sidoqoftë ne do të japim maksimumin për të marrë tre pikët”


Me tej gjatë intervistës trajneri 48-vjecar i pyetur nëse i druhet faktit që mund të vihet në qëndër të akuzave si shkaktar për rezultatet e dobëta dha këtë koment.

“Sa më pak të flasim aq më mirë është. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë sa më shumë pasi vetëm kështu mund të vijnë rezultatet e mira. Kritikat janë pjesë e këti profesioni, unë nuk i trëmbem atyre, kam një grup lojtarësh të jashtzakonshëm të cilët janë të gatshëm të japim gjithcka në fushën e blertë, edhe pse është i vërtetë fakti se me pikë jemi pak mbrapa”.

Lajme të mira vijnë nga infermeria per nën kampionët e Europës, disa lojtarë të rëndesishëm janë drejt rikthimit.

“Përsa i përket Lichsteiner është duke kryer disa analiza, të cilat do na japin një ide më të qartë për shkallën e demtimit. Khedira do të bashkohet me ne ditën e Diele, Marchisio gjithashtu pas pushimit për shkak të dëmtimit është drejt rikuperimit. Caseres vjen të Mërkurën ndërsa Asamoah javën që vjen. Fatmirësisht dëmtimi i Moratës nuk ishte dicka serioze, ai është i gatshëm për përballjen e së Dielës. /Telegrafi/

telegrafi sport app