Juventusi dhe Tottenham Hotspuri besohet se janë afër marrëveshjes që të shkëmbejnë lojtarë në afatin kalimtar të kësaj vere.

Zonja e Vjetër e pëlqen shumë lojën e Serge Aurier dhe dëshirojnë të transferojnë atë me të përfunduar ky edicion.

Në anën tjetër, Jose Mourinho ka kohë që e dëshiron transferimin e Alex Sandros, qysh kur ishte te Chelsea e Manchester United.

Tuttomercatoweb raporton tani se kampioni i Serie A dhe Spurs janë afër marrëveshje për të shkëmbyer lojtarët.

Alex Sandro nuk pëlqehet më nga Juventusit, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me Aurierin që nuk është në planet e Special One.

Dy skuadrat pritet që të bëjnë marrëveshjen e shkëmbimit të lojtarëve pa ndonjë shume të parave nga njëra anë apo tjetra. /Telegrafi/