LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron të përfshijë Higuainin në ofertën për Zaniolon

Juventusi dëshiron të përfshijë Higuainin në ofertën për Zaniolon

Roma dhe Juventusi duan të bëjnë biznes duke përfshirë shumë lojtarë, pasi tani raportohet se Gonzalo Higuain mund të përdoret për një ofertë për Nicolo Zaniolon.

Të dy klubet italiane kanë qenë në negociata intensive gjatë ditëve të fundit, duke çuar në një marrëveshje të shpejtë që solli Leonardo Spinazzola te Roma në këmbim të Luca Pellegrinit dhe 10 milionë eurove.


Ata thuhet se do t’i nënshtrohen testeve mjekësore sot (e shtunë), por ky nuk mund të jetë fundi i çështjes.

Juventus dhe Roma përgatisin shkëmbimin e mbrojtësve anësorë
Lexo po ashtu Juventus dhe Roma përgatisin shkëmbimin e mbrojtësve anësorë

Sipas mediumeve Il Tempo, Corriere dello Sport, Tuttosport dhe shumë të tjerave, Juventusi ka vendosur shikimin e tyre tek talenti Zaniolo dhe mund të përdorin Higuainn si pjesë të ofertës së tyre.

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Higuain sapo është kthyer nga dy huazime të dështuara në Milan dhe Chelsea, por pavarësisht se Maurizio Sarri e ka marrë drejtimin e Juves, ai ende nuk është pjesë e planeve të tyre.

Një huazim tjetër do të kushtonte 12 milionë euro me opsion blerje, për të mos përmendur pagën e tij, por Roma nuk e kanë ndërmend të shpenzojnë aq shumë.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Alternativa mund të ishte vazhdimi i kontratës së Higuain me Juventusin, në mënyrë që ata të mund të përhapnin pagën e tij për një periudhë më të gjatë kohore dhe pastaj ta dërgonin te Roma në huazim me detyrim blerje.

Roma e gjen zëvendësuesin e Dzekos, gati oferta për Higuainin
Lexo po ashtu Roma e gjen zëvendësuesin e Dzekos, gati oferta për Higuainin

El Pipita do të zëvendësonte boshnjakun Edin Dzeko, i cili thuhet se po shkon drejt zyrtarizimit te Interi këtë verë.

Natyrisht, Juventusi shpreson të përdorë Higuain si pjesë e ofertës së tyre për sensacion  adoleshent Zaniolo, që vlerësohet në rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/s

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori