Juventus bën një tjetër goditje në afatin kalimtar të janarit për ta zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer, duke ofruar Renato Veigan e Chelseat.

Pas disa javësh negociatash, më në fund u vendos që Veiga të kalojë në Serie A.


Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli ishte në Londër të hënën në takim me Chelsean.

Pas rezistencës fillestare, blutë kanë pranuar formulën e huazimit me Juventusin.

Ish-lojtari i Baselit i cili u rrit në Sporting Lisbonë kishte dhënë tashmë miratimin e tij për transferimin.

Huazimi mbetet i thatë me Renato Veigën i cili do të kthehet në Angli më 30 qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app