eksperti-banner

Mbrëmë është përmbyll faza grupore në Ligën e Kampionëve, ku tri nga katër skuadrat italiane arritën të futen në fazën e eliminimit, përkatësisht Atalanta, Juventusi dhe Napoli.

Interi në anën tjetër, shkaku i humbjes kundër Barcelona (2-1), i duhet të luajë në Ligën e Evropës.


Të hënën do të hidhet shorti, ku do të mësohen kundërshtarët, por cilat janë mundësit që skuadrave italiane mund t’i bien.

Juventusi mund të shortohet me Borussia Dortmundin, Chelsean, Lyonin, Real Madridin ose Tottenhamin.

Ronaldo Dybala Higuain Demiral Juventus (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Sigurisht, shorti 'më i miri ’do të ishte Lyoni, megjithëse asnjë lojë nuk është e lehtë në këtë fazë të garave.

Napoli, ndërkohë, mund të shortohet kundër Barcelonës, ​​Bayernit, Leipzigut, Manchester Cityt, Paris Saint-Germainin ose Valencias.

Napoligenk 2 (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Edhe për Atalantan kundërshtarët janë të njëjtë me Napolin, përveç se Man City (pasi ishin në të njëjtin grup).

GettyImages 1186856110 Atalanta (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në vend të kësaj, skuadra nga Bergamo mund të përballet me Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app