Juventusi mund ta lejojë kalimin afatgjatë të Denis Zakarias te Chelsea, por e kërkon Mateo Kovacicin në shkëmbim – njofton Calciomercatoweb.

Mesfushori zviceran u huazua te Blutë më 1 shtator 2022 deri në fund të sezonit aktual (2022/2023), ndërsa klubi anglez e ka edhe opsionin e blerjes.


Në anën tjetër, Kovacic ka pasur një sezon me lëndime dhe i është kufizuar minutazhi i lojës.

denis (Foto: Getty Images)

Duke qenë se kontrate kroatit skadon në vitin e ardhshëm, Chelsea mund ta shfrytëzojë për realizimin e planeve të veta.

Zakaria ka lënë përshtypje të mira prej se është huazuar në Stamford Bridge dhe Blutë janë të interesuar për një shkëmbim që është duke e menduar edhe Juventusi. /Telegrafi/

telegrafi sport app