Juventusi nuk është duke kaluar momentet më të mira në Serie A, teksa ka mbetur mbrapa në garën për titull të kampionit.

Mesfusha ka qenë problemi kryesor për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Massimiliano Allegri këtë edicion.

Zonja e Vjetër do të transferojë lojtar të rinj për repartin e mesfushës, pasi Allegri nuk llogarit në lojtarët si Ramsey, McKennie apo Rabiot.

Axel Witsel ka qenë dëshira e madhe e Juventusit dhe tanimë gjigantët italianë kanë arritur marrëveshje me belgun.

Sipas mediave të ndryshme italiane dhe gjermane, Zonja e Vjetër tanimë ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin qendror.

Witsel është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmund dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Reklama

Gjithsesi mbetet të shihet nëse bardhezinjtë do të presin verën e vitit të ardhshëm për ta marrë me parametra zero lojtarin, apo do të paguajnë një shumë rreth pesë milionë euro në janar te Dortmundi. /Telegrafi/

Reklama