Justina Shiroka-Pula: Mbetem deputete e PDK-së

Emri i deputetes Justina Shiroka-Pulës është lakuar si njëra nga deputetët e PDK-së që do të mund t’i bashkëngjitej partisë politike që do të formojë ish deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, por ajo ka demantuar një gjë të tillë.
“Unë i dëshiroj Fatmirit sukses në jetën e mëtutjeshme, të cilën do ta vazhdojë në skenën politike. Besoj se ai ka vullnet për të kontribuar për Kosovën. Ndërsa, sa më përket mua, unë jam dhe do të mbetem në grupin parlamentar të PDK-së”, ka thënë Shiroka-Pula për Telegrafin.
Deputeti Fatmir Limaj, ditë më parë ka deklaruar se ai më nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë të PDK-së. Pra, sot edhe publikisht dhe formalisht e them se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Limaj./Telegrafi/




































