LAJMI I FUNDIT:

JusTech – përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar qasjen dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë 

JusTech – përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar qasjen dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë 

Programi i USAID-it për Drejtësi (Justice Activity) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jenë nikoqir të garës për inovacion në sistemin e drejtësisë në Kosovë – JusTech.

Kjo garë mbahet në ambientet e Innovation Centre Kosovo, prej 29-31 Tetor. Aplikimet janë hapur!


Studentët, zhvilluesit e software, dizajnerët, animatorët, jursitët, bizneset startup, inxhinierët dhe entuziastët e teknologjisë, ftohen të bëhen pjesë e ngjarjes që për synim ka gjetjen e zgjidhjeve teknologjike dhe inovative për sfidat e identifikuara në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave të hapura (open data).

“JusTech”, e cila do të jetë garë e përvjetshme, në edicionin e parë synon adresimin e tre (3) sfidave: 1) Dizajnimin e produktit i cili do t’ju lehtësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës gjetjen e shërbimeve të ndihmës juridike si dhe burime tjera ligjore; 2) Kuptimin e terminologjisë ligjore nga ana e qytetarëve dhe lehtësimin e rrugës për adresim aktiv të nevojave themelore ligjore nga ana e qytetarëve; dhe 3) Si të përmirësohet ecuria e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet AFLA (Agjensioni per ndihme juridike falas) dhe sistemeve përkatëse qeveritare me qëllim të efikasitetit dhe kursimit të kohës së përdoruesit.

Nën mentorimin e ekspertëve të fushave të ndryshme, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë 54 orë për zhvillimin e prototipeve të produkteve/shërbimeve, të cilat do të prezantohen para jurisë, në ditën e fundit të garës, në mbrëmjen e 31 Tetorit (e diel).

Ekipet garuese mund të përbëhen nga individë apo biznese startup, të cilat në përbërje duhet të kenë 3-5 anëtarë. Një ekip mund të zgjedhë vetëm njërën nga tre kategoritë/sfidat e garës. Për secilën kategori do të ketë nga një ekip fituese, të cilët do të shpërblehen me nga 3,000 Euro dhe me përkrahje teknike e mentorim nga Innovation Centre Kosovo.

Për më shumë informata rreth garës, sfidave, burimit të të dhënave të hapura, kritereve dhe aplikimit vizitoni JusTech 2021. Të gjithë aplikuesit do të kontaktohen me shkrim (email) nga ICK. Agjenda e detajuar, lista e mentorëve dhe informatat logjistike do të sigurohen me kohë nga ana e organizatorëve.

Projekti i USAID-it pёr Drejtёsi ёshtё projekt pesёvjeçar qё synon forcimin e sistemit tё drejtёsisё nё Kosovё duke e pёrdorur njё qasje tё drejtёsisё tё pёrqendruar tek njerёzit. Projekti pёrmirёson kapacitetin institucional dhe ofron njerёzve qasje nё shёrbime cilёsore dhe mjete tё shumta pёr zgjidhjen e nevojave pёr drejtesi dhe problemeve ligjore tё pёrditshme. Projekti gjithashtu mbёshtetё Inkubatorin e Inovacionit nё Drejtesi pёr ta kanalizuar kapacitetin pёr tё sjellё risi duke u bazuar nё sfidat me tё cilat pёrballen institucionet e drejtësisë dhe pёrdoruesit e saj.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Relaksohuni me

Relaksohuni me "ringjalljen" e konzollës Super Nintendo

Lojëra
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Teknologji
Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona

Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori