LAJMI I FUNDIT:

Jumbo lansoi ndër të parat fushata të TikTok në Kosovë

Jumbo lansoi ndër të parat fushata të TikTok në Kosovë

Tashmë kanë kaluar disa muaj që kur TikTok kryeson grupin e rrjeteve sociale më të përdorur në Kosovë, veçanërisht në muajin Prill gjatë periudhës së karantinës. Shumë adoleshentë dhe të rinj nga Kosova filluan ta përdornin TikTok brenda natës.

TikTok nuk është vetëm një rrjet social shumë “fiksues”, por është një medium për të cilin gjenerata Z nuk ndalon së foluri dhe me një potencial të pafundmë për të lidhur brandet me audiencën.

Jumbo është një nga kompanitë e para që ka filluar të përdorë TikTok, duke krijuar sfidën “B2S_Jumbo” për fushatën “Back to School”. Ky rrjet social është perfekt për të bashkuar nxënësit dhe studentët e gjimnazeve, kështu që TikTok ishte një gjetje perfekte për fushatën e tyre gjithëpërfshirëse.

“Jumbo e bën fillimin e vitit shkollor më argëtues për të rinjtë, me një larmi produktesh me dizenjo fantastike si lapsa, ngjyra, çanta, blloqe etj. Ky është mesazhi kryesor i fushatës dhe në vijim të tij krijuam përmbajtje për TikTok. Mes karakterit argëtues të TikTok si medium, mesazhi përshtatet në mënyrë perfekte dhe kemi patur reagime shumë pozitive ndaj produktit të krijuar.”- shprehet stafi i marketingut të Jumbo.

Videot e TikTok për fushatën “Back to School” përfshijnë të gjithë studentët që përdorin produktet e Jumbo për lojën e cila njihet si “lapsi në gotë”. Jumbo kontaktoi katër influencers shqiptarë (Kejli Doda, Skyla Fezollari, Ana Kodra dhe Drama Boy) duke krijuar një seri videosh argëtuese.

“Përdorimi i parë i TikTok u planifikua si një pjesë e vogël e komunikimit tonë, por tani kemi një angazhim të madh. Qëllimi jonë është ta përdorim këtë mjet dhe për projekte të tjera që do të kemi në vijim.”

Ajo u pranua nga audienca dhe Jumbo është krenar për faktin e të qenit pionier në mjetet e reja të marketingut dhe reklamimit në Kosovë.

Sfidën #B2S_Jumbo mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.tiktok.com/@jumbokosova

Artikull i sponzorizuar