LAJMI I FUNDIT:

Jumbo, dyqani më i madh në Ballkan hapet në Central Park

Jumbo, dyqani më i madh në Ballkan hapet në Central Park

Mezi po pritet hapja e Jumbo-së në Central Park, qendra tregtare që po zgjeron gamën e saj të brendeve me shtimin e një prej markave më të njohura të lodrave.

Hapja do të bëhet më 22 Mars 2024 dhe premton të jetë një festë e vërtetë për të gjithë anëtarët e familjes.

Ndërsa Central Park vazhdon të jetë vendi ku blerjet dhe argëtimi takohen, shtimi i Jumbo Kosova do të sjellë një dimension të ri në përvojën e vizitorëve.

Kjo hapësirë krijuese dhe e frymëzuar do të jetë vendi ku fëmijët mund të shfletojnë nëpër një botë të lodrave dhe prindërit të gjejnë çdo gjë që u nevojitet për shtëpinë dhe familjen.

Hapja do të karakterizohet me oferta të veçanta për vizitorët e parë, aktivitete argëtuese për fëmijë dhe prezantime ekskluzive të produkteve. Jumbo Kosova ofron një gamë të gjerë lodrash, nga ato edukative deri tek artikuj për argëtim në natyrë, të gjitha me standarde të larta cilësore.

Vizitoni Central Park në Zonën Industriale të Prishtinës – Fushë Kosovë, për të përjetuar hapjen e Jumbo Kosova dhe të zhyteni në një atmosferë festive dhe miqësore. Le të festojmë së bashku hapjen e dyqanit më të madh të lodrave në Ballkan dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme.

Ndjekni Central Park në rrjete sociale për më shumë informacione dhe përditësime:

Facebook: Facebook

Instagram: Central Park (@centralpark.ks) • Instagram photos and videos

Bota e Buzëqeshjeve te Bota Jote!