LAJMI I FUNDIT:

Julian Assange mund të përfundojë në burgun më famëkeq të SHBA-ve

Julian Assange mund të përfundojë në burgun më famëkeq të SHBA-ve

Themeluesi i WikiLeaksit, Julian Assange mund të përfundojë në burgun më famëkeq të Shteteve të Bashkuara nëse dënohet për akuza spiunazhi.

Assange, i cili po lufton kundër kërkesës për ekstradim në SHBA, me siguri do të dërgohej në burgun federal Supermax në Firence, Colorado, nëse dënohet, tha Maureen Baird, ish-menaxheri i Metropolitane Penitenciar në New York, raportoi AP.


Ajo tha se Assange ka të ngjarë të përballet me kushtet më të vështira të një burgu në SHBA, kushte që dërgojnë në një seri problemesh mendore, duke përfshirë ankthin dhe paranojën, transmeton Telegrafi.

“Nga përvoja ime, pothuajse tre dekada punë në burgjet federale, unë do të isha dakord që izolimi afatgjatë mund të ketë efekte serioze negative në shëndetin mendor të të burgosurve”, tha Beird.

Sipas saj, Assange ndoshta do të jetë nën masa të veçanta administrative nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, si në paraburgim ashtu edhe pas çdo dënimi, për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë kombëtare brenda qeverisë amerikane.

Assange pretendon se po dëgjon zëra në burg, mund të kryej vetëvrasje
Lexo po ashtu Assange pretendon se po dëgjon zëra në burg, mund të kryej vetëvrasje

Sipas këtyre masave, të cilat janë në diskrecionin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së dhe përdoren për terroristë të dënuar, të burgosurit kalojnë pjesën më të madhe të ditës të burgosur në qelitë e tyre pa asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë dhe pak kontakt me botën e jashtme.

Duke pasur parasysh gjasat e një kërkese për masa të posaçme administrative, Beird tha se vendi i vetëm për të do të ishte ADX Florence, Colorado, përveç nëse ka ndonjë ndryshim serioz në statusin e tij mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori