LAJMI I FUNDIT:

Julian Assange dënohet me 50 javë burgim

Julian Assange dënohet me 50 javë burgim

Një gjykatë britanike ka dënuar më 1 maj, themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 50 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.

Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht, pasi arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange ka qëndruar si refugjat në këtë ambasadë nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Ai ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, derisa hetimet për këto raste kanë pushuar një vit më parë.

Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, meqë mund të dënohet me rreth 5 vjet nëse shpallet fajtor. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori