LAJMI I FUNDIT:

Jugohrom, Gruevski jep afate të reja, ministri Ameti pa përgjigje

Jugohrom, Gruevski jep afate të reja, ministri Ameti pa përgjigje

“Deri në prill të vitit 2016 duhet t’i plotësonin standardet, ajo ishte vendimi i qeverisë që u soll para dy viteve, përderisa ajo nuk respektohet, do të merën masa ligjore”, u shpreh Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër.

Këtë deklaratë zëvendëskryeministri Peshevski e kishte dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, i pyetur se çfarë do të ndërmerret nëse kombinati metalurgjik “Jugohrom” nuk përmbush standardet ekologjike.


Kaloi edhe ky afat dhe deri tani nuk është plotësuar kushti kryesor siç është vendosja e filtrave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Afati tjetër shtesë i dhënë nga Qeveria është 31 tetori i këtij viti.

Ish kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski theksoi sot se kësaj kompanie për plotësimin e standardeve do ju duhet së paku edhe një vit.

“E fundit e cila ka filluar investimin është Jugohromi i Jugunovcës, investimi i të cilës pritet që të përfundoj vitin e ardhshëm dhe është në zhvillim e sipër”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Edhe pas disa tentimeve, TV21 nuk arriti në asnjë mënyrë që të bie në kontakt me Ministrin e Mjedisit Jetësorë Bashkim Ameti.

Përgjigje nuk arritëm të marrim edhe nga drejtuesit e “Jugohrom”.

Por ai që inicioi protestat e vitit të kaluar kundër ndotjes së ajrit në rajonin e Tetovës, Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” thotë se Ministrat e Mjedisit nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

“Ministrat e Mjedisit që kanë qenë deri tani, të gjithë kanë qenë të njëmendje që kanë thënë se do e mbyllim Jugohromin nëse nuk plotësohen kushtet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se roli i tyre më sa duket në atë qeveri është thjeshtë roli i një figure pasi që nuk kanë fuqi vendimmarrëse, mesa duket nuk kanë ndonjë impakt tek ajo që ata quajnë partner koalicioni, apo tek OBRM-PDUKM”, tha Arianit Xhaferi, Kryetar i “Eco Guerilla”.

Sipas analizave të bëra nga organizata ekologjike “Eco Guerila”, Jugohromi qiellin e Pollogut e pasuron me 30 ton pluhur kancerogjen në dit. Ndërsa me vendosjen e filtrave vetëm 800 kilogram pluhur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori