LAJMI I FUNDIT:

Ju përvidhet ky detaj mediave të Putinit, publikojnë deklaratat e rusëve të mobilizuar: Jetojmë si kafshët, nuk kemi asgjë

Ju përvidhet ky detaj mediave të Putinit, publikojnë deklaratat e rusëve të mobilizuar: Jetojmë si kafshët, nuk kemi asgjë

E përditshmja ruse Pravda, e njohur për glorifikimin e figurës së Vladimir Putinit, ka shkruar për atë se si është krijuar atmosferë kaosi pasi që Rusia mobilizoi qindra mijëra ushtarë që i dërgoi për trajnim në Belgorod dhe Taman.

Mediat që shërbejnë si aparat propaganduese të Kremlinit dhe sponsorohen nga qeveria ruse, kësaj radhe kanë publikuar një informacion për të cilin Putini dhe ushtria e tij nuk është gëzuar fare, transmeton Telegrafi.


Sipas këtij mediumi, ushtarët e batalionit të parë të tankeve, nuk kanë nënshkruar kurrfarë marrëveshje me shtetin rus.

Ata morën mitralozat, por jo edhe dokumentet ushtarake. Mobilizimi në asnjë mënyrë nuk është zyrtarizuar, e as që janë hapur llogari bankare për paga.

Luftëtarët thjeshtë janë dërguar në pyje gjashtë ditë më parë, ku jetojnë nëpër istikame që vet i kanë hapur. Media e afërt me Putinin, publikoi rrëfimin e ushtarëve që përshkruajnë kaosin në fushëbetejë.

“Nuk na kanë dhënë tenda, jetojnë në istikame që vet i kemi hapur. Në këto momente jemi 400 persona në Taman dhe nuk planifikojmë të shkojmë diku, derisa të mos konfirmohet ndihma nga shteti”, tha një prej ushtarëve të mobilizuar në Taman, e tjetri konfirmoi se hiq më mirë nuk është në Belgorod.

“Jemi 500 persona të armatosur, por asnjë prej nesh nuk është caktuar në ndonjë njësi, që nga java e kaluar jemi këtu dhe po jetojmë sikur kafshët pa mbështetje logjistike. Nuk kemi absolutisht asgjë, askush nuk po na telefonon. Madje nuk kemi përfunduar kurrfarë trajnimi, vetëm po e blejmë dhe përgatisim ushqimin, e mos të përmendim armët”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori