LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Prokuroria deri më tani nuk ka qenë në rrugën e duhur

Kryeprokurori i ri i Maqedonisë, Ljubomir Joveski në një intervistë për Tv 24 tha se dëshiron që Prokuroria të ju kthehet prokurorëve dhe shtoi se deri më tani Prokuroria nuk ka qenë në rrugën e duhur.

“Prokuroria të jetë garantues i sundimit të ligjit dhe garantues i të drejtave të njeriut në vend. Unë mendoj dhe më herët theksova se jam i bindur që pjesa ime do të jetë shumë më e lehtë. Unë dhe kolegët prokurorë do të insistojmë që Prokuroria të jetë ekskluzivisht organ i pavarur”, tha Joveski, duke shtuar se do të insistojnë për të vepruar të pavarur nga qendrat e fuqisë.


Joveski theksoi se ai nuk ka pasur komunikim as me deputetët, as me vetë kryeministrin e vendit.

Ai nuk deshi t’i komentojë kritikat nga njerëzit që ishin konkurrentë për postin në të cilin tani ai është i zgjedhur./Telegrafi/