LAJMI I FUNDIT:

Joshinori Osumi fitues i Çmimit Nobel për mjekësi

Joshinori Osumi fitues i Çmimit Nobel për mjekësi

Japonezi, Joshinori Osumi është fitues i sivjetmë i çmimit Nobel për fiziologji apo mjekësi për zbulimin e mekanizmave të autofagisë – procesit për shkatërrimin dhe reciklimin e qelizave.

Autofagia është me rëndësi të shkallës së parë për hulumtimin e ripërtëritjes së qelizave dhe reagimit të organizmit në gjendje të urritur dhe gjatë infeksioneve.


Mutacionet e gjeneve të autofagisë mund të shkaktojnë sëmundje dhe procesi i autofagisë të marrë pjesë në shumë sëmundje, siç janë kanceri dhe sëmundjet neurologjike”, theksoi Komiteti i Nobelit.

Laureatët për çmimin Nobel për fiziologji apo mjekësi i përcakton Instituti mbretëror mjekësoro – kirurgjik i Karolinës në Stokholm. Çmimet i dorëzon mbreti i Suedisë në një ceremoni më 10 dhjetor, kur është përvjetori i vdekjes së themeluesit të çmimit Nobel, Alfred Nobel.

Çmimi Nobel përbëhet prej medaljes prej ari, diplomës dhe mjeteve financiare.

Çmimi i parë Nobel për fiziologji apo mjekësi i është ndarë në vitin 1901 gjermanit, Elim Adolf fon Bering “për zbulimin e terapisë me serum, e cila përdoret gjatë difteries, me çka u hap rruga e shkencës së mjekësisë dhe u jep mjekëve mjet fitues kundër sëmundjes dhe vdekjes”.