LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Vizita e Escobarit dhe Lajçakut, mesazh për partneritetin midis BE-së dhe SHBA-së

Joseph: Vizita e Escobarit dhe Lajçakut, mesazh për partneritetin midis BE-së dhe SHBA-së

Vizita e përbashkët e diplomatëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd ishte e dizajnuar që të tregonte se Uashingtoni dhe Brukseli po punojnë në partneritet të ngushtë dhe se nuk ka hapësirë midis tyre që ndonjëra palë të mund ta përdorë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave vizituan Prishtinën dhe Beogradin.

Profesori Joseph tha se kjo vizitë e përbashkët ishte një përpjekje e qartë për të nxitur rinisjen e dialogut, që ka ngecur pas një sërë ngjarjesh të diskutueshme që ndodhën në vjeshtë.

“Ajo që SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të arrijnë në dialog – në formën siç është i strukturuar aktualisht – është ajo që i duhet Serbisë, Kosovës dhe rajonit: zgjidhja e mosmarrëveshjeve”, tha Joseph.

Vizita e përbashkët qartësisht është një përpjekje për të rinisur dialogun që ka ngecur pas një pauze të gjatë dhe një sërë ngjarjesh të diskutueshme që ndodhën në vjeshtë. Ne nuk duhet të harrojmë mosmarrëveshjen për targat e makinave në shtator, që nxiti dislokimin e avionëve luftarakë serbë dhe automjeteve të blinduara – së bashku me një vizitë pranë kufirit të ambasadorit rus ose zhurmën që u shkaktua në Serbi pas dislokimit të koordinuar të policisë në veri, për të arrestuar anëtarët e një rrjeti të krimit të organizuar.

Ne po ashtu nuk duhet të harrojmë se dialogu ka ngecur përpara se të zgjidhej Qeveria Kurti vitin e kaluar. Bisedimet dështuan gjatë Qeverisë së mëparshme të Hotit, jo shumë kohë pasi Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua në shtator të vitit 2020.

Pra, vizita e Lajçakut dhe Escobarit është një përpjekje e natyrshme për të rinisur procesin, që me sa duket është ndërtuar rreth avancimit të diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në Prishtinë, ata thanë garanci në formë beninje për Asociacionin, dhe në Beograd pranuan se ajo për të cilët palët janë pajtuar në dialog, duhet të zbatohet.

Ashtu siç ka bërë SHBA-ja qëkur erdhi administrata Biden, vizita e përbashkët është e dizajnuar për të treguar se Uashingtoni dhe Brukseli po punojnë në partneritet të ngushtë dhe se nuk ka hapësirë midis tyre që ndonjëra palë ta shfrytëzojë”, tha Joseph.

Gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar rundin e fundit të dialogut në nivel të lartë politik në korrik të vitit 2021, por ky takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori