Khloe Kardashian ka marrë versione të ndryshme të ngjarjes së fundit nga Tristan Thompson dhe Jordyn Woods kur u konfrontua me ta ndaras pas spekulimeve të shumta në media.

Sipas UsWeekly, Jordyn tentoi që të mohonte se ka pasur ndonjë kontakt me basketbollistin që nuk është hera e parë që e tradhtoi bukuroshen.

“Kur Khloe u përball me Jordyn, së pari ajo e mohoi. Por, më pas e pranoi”, ka thënë një burim.

Po ky burim ka konfirmuar se edhe pas bisedës me Tristan, edhe ai e pranoi se ka tradhtuar.

Edhe më herët Tristan e ka tradhtuar motrën e Kimit me shumë femra madje.

Në rastet e mëparshme ka pasur edhe videoxhirime nga momentet intime.

Khloe nuk ka folur ende për atë se si ndihet, por sipas burimeve e merr si të bekuar atë që ndodhi dhe do të fillojë jetë të re. /Telegrafi/