LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Siguria në Ballkan është e rëndësishme për Evropën

Jolevski: Siguria në Ballkan është e rëndësishme për Evropën

Ministri i Mbrotjes në Maqedoni, Zoran Jolevski ka qëndruar në vizitë zyrtare në ëashington ku ka takuar homolët e tij nga shtete të ndryshme të Evropës dhe të botës. Në një tryezë të rrumbullakët Jolevski ka thënë mes tjerash se siguria në Ballkan ndikon në sigurinë e rajonit dhe Evropës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ballkani bi në rajonin euroatlantik dhe për këtë siguria e Ballkanit do të thotë se siguria e Ballkanit jep siguri edhe për Evropën. Rreziqet global dhe sfidat e rajonit ndikojnë në sigurinë e përgjithshme. Marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen dhe të njejtat të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme. Maqedonia ka rol shumë të rëndësishëm në Ballkan, duke pasur parasysh vendosjen gjeostrategjike.” ka thënë Jolevski. /Telegrafi/