LAJMI I FUNDIT:

Johnson do të vetë-izolohet pas kontaktit me sekretarin e Shëndetësisë që rezultoi pozitiv me COVID-19

Johnson do të vetë-izolohet pas kontaktit me sekretarin e Shëndetësisë që rezultoi pozitiv me COVID-19

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kancelari i Thesarit, Rishi Sunak, do të izolohen pas kontaktit me sekretarin e Shëndetësisë Sajid Javid, i cili doli pozitiv me coronavirus.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ndryshimi vjen vetëm disa orë pasi ata thanë se do të merrnin pjesë në një skemë pilot që përfshin testimin e përditshëm.


Partitë e opozitës thanë se sugjeruan se ekzistonte “një rregull për ta dhe një tjetër për ne të tjerët”.

Downing Street ka deklaruar se Johnson do të zhvillojë takime në distancë në pallatin Chequers.

“Derisa skema e provës dhe gjurmimit është mjaft kufizues, duke lejuar vetëm biznesin thelbësor të qeverisë, unë e pranoj se ideja që rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë është e gabuar”, u shpreh Sunak në Twitter.

Ky duhet të jetë një nga ‘kthesat’ më të shpejta qeveritare ndonjëherë: 157 minuta pasi u tha se Johnson dhe Sunak nuk do të izoloheshin, Downing Street vendosi se ata duhet ta hynin në karantinë. /Telegrafi/