LAJMI I FUNDIT:

Johnson pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Ndihma ushtarake duhet ta dëbojë Rusinë nga Ukraina

Johnson pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Ndihma ushtarake duhet ta dëbojë Rusinë nga Ukraina

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Boris Johnson ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar ndihmë për trajnimin e mijëra ushtarëve ukrainas në mes të konfliktit – dhe kryeministri britanik tha se qëllimi ishte të ndihmonte Ukrainën të largonte forcat ruse nga vendi.


“Ne do të vazhdojmë, siç kemi që nga fillimi, të ofrojmë pajisjet ushtarake që ju nevojiten – dhe tani, sigurisht, trajnimin që mund të jetë i nevojshëm për të shkuar me ato pajisje të reja – në mënyrë që ju, populli ukrainas, forcat e armatosura ukrainase të jeni në gjendje të bëjnë atë që unë besoj se ukrainasit dëshirojnë të bëjnë, dhe kjo është të dëbojnë agresorin nga Ukraina”, tha ai, raporton skynews.


“Ky do të jetë momenti për bisedimet për të ardhmen e Ukrainës dhe do të jetë në atë kontekst të një Ukrainë të lirë që ne dhe vendet e tjera do të bëjmë angazhimet dhe garancitë e sigurisë që kemi diskutuar kaq shpesh”, shtoi Johnson.

Ai tha se ka “prova” se trupat ruse janë nën “presion akut” dhe po marrin “viktima të shumta”.

“Shpenzimet e tyre për municione – predha dhe armatime të tjera – janë kolosale. Pas 114 ditësh sulmi në Ukrainë, ata ende nuk i kanë arritur objektivat që përcaktuan për javën e parë”, pohoi i pari i qeverisë britanike.

“Ne jemi këtu edhe një herë për të nënvizuar se jemi me ju për t’ju dhënë qëndrueshmërinë strategjike që do t’ju nevojitet dhe ne do të ndihmojmë për të vazhduar intensifikimin e sanksioneve ndaj regjimit të Putinit”, tha ai.

Kryeministri britanik shtoi se ai e kupton pse Ukraina nuk mund të bëjë “kompromise” me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori