LAJMI I FUNDIT:

Joga mundet t’i zëvendësojë antidepresuesit

Joga mundet t’i zëvendësojë antidepresuesit

Personat që vuajnë nga depresioni, në vend se të përdorin medikamente, mund të praktikojnë joga – sepse edhe ky aktivitet rezulton në reduktim drastik të simptomave pa shkaktuar ndonjë efekt anësor.

Studimi është kryer nga hulumtuesit amerikanë, dhe ata kanë konfirmuar se joga dhe ushtrimet e frymëmarrjes iu ndihmojnë njerëzve të cilët nuk përdorin medikamente, por edhe atyre të cilët përdorin medikamente për ta trajtuar sëmundjen e depresionit e që nuk e kanë arritur qëllimin e shërimit.


Rreth 40 për qind e njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe përdorin medikamente nuk arrijnë ta shërojnë sëmundjen e tyre.

Prandaj, ekspertët thonë se joga mund të përdoret si metodë alternative për ta trajtuar depresionin sepse nuk shkakton efekte anësore – ndryshe nga antidepresuesit të cilët shkaktojnë efekte të shumta anësore. /Telegrafi/