LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë asistencë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarë, në kohën kur ky shtet evropian ka hyrë në ditën e 29-të të luftimeve me trupat ruse.

Duke folur para liderëve të NATO-s në Bruksel, Biden ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme për popullin ukrainas – në ditën kur janë bërë një muaj nga fillimi i pushtimit rus, transmeton Telegrafi.


“Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për ndihmën ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e një miliard dollarëve – ku në mesin e armëve janë ato kundërajrore, kundër mjeteve të blinduara – dronëve dhe miliarda fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Hodhi shishe të plastikës në drejtim të autokolonës së Bidenit, policia belge arreston burrin që ishte nën ndikim të alkoolit
Lexo po ashtu Hodhi shishe të plastikës në drejtim të autokolonës së Bidenit, policia belge arreston burrin që ishte nën ndikim të alkoolit

“Mirëpres veprimet e shumë shteteve tjera aleate, që janë dakorduar për përkrahje ushtarake për Ukrainën, kështu së bashku jemi të përkushtuar të identifikojmë se për çfarë pajisje kanë nevojë më shumë”, shtoi Biden.

Presidenti amerikan gjithashtu ka diskutuar me liderët politikë, për planet e “riformatimit të mbrojtjes së NATO-s në veçanti në lindje”.

Britania e Madhe do t’ia dërgojë Ukrainës edhe 6 mijë raketa
Lexo po ashtu Britania e Madhe do t’ia dërgojë Ukrainës edhe 6 mijë raketa

Ai theksoi se katër grupe luftarake janë stacionuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari – për të dërguar një “sinjal të fuqishëm se Aleanca “në mënyrë kolektive do të mbrojë çdo inç të territorit të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori