Jo vetëm xhudo, Majlinda Kelmendi shfaqi edhe bukurinë dhe elegancën (Foto)

Rrallëherë e shohin me flokë të rregulluar me kujdes e grim që tregon bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e saj.
Majlinda Kelmendin jemi mësuar ta shohim vetëm në veshje sportive.
Por, mbrëmë në një mbrëmje gala të organizuar prej Lojërave Olimpike, pejania ka shkëlqyer me një fustan të kaltër, transmeton Telegrafi.
Fansat e kanë komplimentuar për dukjen dhe elegancën që ka treguar xhudistja kosovare.
Ndryshe, Majlinda mbrëmë u shpërblye me çmimin Breakthrough National Olympic Committee të Lojërave Olimpike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































